Presidenti Barjam Begaj

Presidenti Begaj nis vizitën zyrtare në Kalabri, do të inagurojë bustin e Skënderbeut në disa komuna

30 Prill, 09:46| Përditesimi: 30 Prill, 09:52

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Kalabri me ftesë të “Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe”.

Kreu i Shtetit ka parashikuar një seri takimesh me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet drejtuese italiane.

Ky është turi i dytë i vizitës zyrtare pas asaj të zhvilluar tetorin e shkuar, ku u diskutuan nisma për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe. 

Kjo vizitë përkon me 100-vjetorin e Anselmo Loreccio-s, një nga figurat e larta arbëreshe, veprimtar i çështjes shqiptare që përbashkoi atdhetarët e Rilindjes Shqiptare.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit do të marrë pjesë në inaugurimin e vendosjes së monumenteve të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, në ato komuna ku ky simbol ka munguar deri tani, në vijimësi të përpjekjes për të materializuar historinë identitare të kombit e për ta përçuar atë të brezat e ardhshëm.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?