Presidenti i Republikës Bajram Begaj niset për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Presidenti Begaj do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë që do të zhvillohet më 11-12 shtator 2022.
Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe për të ardhmen evropiane të vendeve të këtij rajoni. Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe në çështjet e bashkëpunimit rajonal, sigurisë energjetike dhe sigurisë ushqimore pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Në këtë takim, të organizuar nga bashkëdrejtuesit e këtij procesi, Presidentët e Sllovenisë dhe të Kroacisë, marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë takim të rëndësishëm rajonal, Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Brdo-Brijunit.
Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.
Vend islamik as kan per te na e hapur deren europa,prisni te dera se do hapet
PërgjigjuVend islamik as kan per ta hapur deren europa
PërgjigjuBridh ti xhaxhi bridh rrugeve kot harxho parat e pupullit ne kohe krize se po svaajte ti ne slloveni nuk i mbajme dot mardheniet e mira ne
PërgjigjuTani kemi 3 Bajrama. Te madhin , te voglin dhe Begajn. Imagjino si na perfytyrojne te huajt. Republika islamike Shqiperise. Dhe Ramushi qe eshte vlla i erdogan.
Përgjigju