Foto ilustruese

Presidenti Begaj niset sot drejt Strugë, merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog

15 Qershor 2023, 11:16| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 11:28

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të marrë pjesë më 16 qershor në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Dialogun, që organizohet në qytetin e Strugës. 

Ky edicion përkon me 5-vjetorin e arritjes së marrëveshjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në Prespë, më 17 qershor 2018, marrëveshje e cila i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Me këtë rast, Presidenti Begaj, është i ftuar të marrë pjesë në panelin e kryesuar nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski, e ku do të marrin pjesë gjithtashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe Presidentët e Kroacisë e të Malit të Zi, Zoran Milanoviç dhe Jakov Milatoviç.

Tema e këtij paneli është: Paqja dhe demokracia kundrejt luftës dhe autokracisë (Peace and Democracy versus War and Autocracy).

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?