Presidenti Begaj nuk dekreton ligjin për studentët e mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit mjekësor, aktet hyjnë në fuqi në heshtje

15 Gusht 2023, 14:47| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 16:53

  • Share

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka ‘kaluar në heshtje’ ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe atë të punësimit të detyruar me 5 vite për studentët e mjekësisë. Presidenti Begaj nuk i ka dekretuar projektligjet që u miratuan në seancën e fundit maratonë në Kuvendin e Shqipërisë (21 korrik 2023).

Duke qenë se Begaj nuk ka nënshkruar dekretimin, sipas Kushtetutës ligjet futen automatikisht në fuqi, pasi kalon një afat kohor prej 20 ditësh. Këto projektligje që kaluan në heshtje nga Begaj kanë qenë kryefjalë, të cilat janë kontestuar shumë edhe nga opozita, por edhe nga studentët të cilët kanë protestuar kundër ligjit për mbajtjen peng të diplomave.

Kreu i shtetit pati zhvilluar edhe një takim me një përfaqësi të studentëve, të cilët i kërkuan mosdekretimin e ligjit për diplomat. Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor nëse ligji miratohet në Kuvend, ata janë shprehur se do të vijojnë protestat deri në fund madje kanë parlajmëruar se ligjin do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Kujtojmë që deri më tani, Begaj ka kthyer për shqyrtim vetëm një ligj, atë të dekoratave. Ky vendim i Begajt erdhi pasi ‘qeveria i mori’ Presidencës kompetencën për të dekoruar.

Neni 84 i Kushtetutës

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?