Politikë

Presidenti Begaj: Papa Françesku la pas një trashëgimi dhembshurie, dashurie dhe përkushtimi ndaj çdo njeriu

21 Prill, 11:02| Përditesimi: 21 Prill, 11:03

  • Share

Në një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar figurën e tij si simbol të dashurisë universale, dhembshurisë dhe përkushtimit pa dallim feje apo kombësie.

“Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë – dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje,” – u shpreh Presidenti Begaj, i cili është pritur dy herë në audiencë nga Ati i Shenjtë.

Kreu i shtetit shtoi se do të ruajë në kujtesë takimet me Papën Françesku dhe u bashkua me lutjet e miliona besimtarëve në Shqipëri dhe mbarë botën për paqen e shpirtit të tij:
“Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!” – përfundoi mesazhin e tij Presidenti.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta Papa Françesku, mesazhet e politikës shqiptare dhe udhëheqësve fetarë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?