Fredrick Lusambili Matwang’a dhe Bajram Begaj

Politikë

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale nga ambasadori i Kenias në Shqipëri

25 Shkurt, 13:58| Përditesimi: 25 Shkurt, 14:02

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit jo rezident të Kenias në Shqipëri, Fredrick Lusambili Matwang’a.

Begaj, i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re si Ambasador i Kenias në Tiranë Lusambili Matwang’a dhe e siguroi atë për mbështetjen në përmbushjen e detyrës si Ambasador jo rezident në Tiranë.

Begaj e konsideroi historik momentin e takimit në kontekstin e vendimit të shtetit shqiptar për të hapur së shpejti ambasadën në Nairobi, vendim që, sipas Kreut të Shtetit, do të thellojë pozitivisht bashkëpunimin e mirë politik që ekziston midis dy vendeve.

Begaj vlerësoi dhe inkurajoi vijimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kenias në nivel organizatash ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit veçoi në pritjen e tij të parë për Ambasadorin e Kenias se njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia do të ishte një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.

Nxitja e bashkëpunimit ekonomik, shtimi i ndërveprimeve njerëzore nëpërmjet shkëmbimeve kulturore

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?