Politikë

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Algjerisë, Perusë dhe Koresë

19 Nëntor 2024, 15:31| Përditesimi: 19 Nëntor 2024, 15:37

  • Share

TIRANË - Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit  të Republikës së Perusë, jo rezident në Shqipëri, Arturo Javier Arciniega Calderon.

Bashkë më urimin për suksese përgjatë këtij shërbimi, Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit të Perusë angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Gjithashtu Presidenti Begaj, priti sot ambasadoren e Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, jo rezidente në Shqipëri, Zaina Benhabouche.

Gjatë takimit me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis dy vendeve.

1732026870_algjeriana.jfif

Presidenti Begaj me ambasadoren e Algjerisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot gjithashtu edhe ambasadorin e Republikës së Koresë, jo rezident në Shqipëri, Juseong Lim, të cilit i pranoi Letrat Kredenciale.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kontakteve të nivelit të lartë politik dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

“Shqipëria, theksoi Presidenti i Republikës, është e gatshme të mirëpresë një prani të investitorëve në zhvillimin e projekteve ekonomike, si në infrastrukturë, energji, inovacion dhe programe kompjuterike”.

1732026916_koreejugut.jfif

Presidenti Begaj me ambasadorin e Koresë së Jugut

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?