Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj dhe Presidenti Bajram Begaj

Politikë

Presidenti Begaj pret nënkryetarin shqiptar të parlamentit të Malit të Zi, në fokus rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

18 Mars, 14:30| Përditesimi: 18 Mars, 14:36

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet në shtetin fqinj me fokus rolin e faktorit politik të shqiptarëve dhe situatën e tyre.

Presidenti Begaj vlerësoi përpjekjet që kanë ndërmarrë liderët shqiptarë në Mal të Zi në dobi të shqiptarëve autoktonë në Malin e Zi.

Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve në dobi të qytetarëve, me theks të veçantë në projektet ndërlidhëse të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, forcimin politik e ekonomik të shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi.

Presidenti Begaj i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve, gjë që u dëshmua edhe gjatë vizitës zyrtare që Presidenti i Republikës zhvilloi muajin e kaluar në Malin e Zi, i ftuar nga homologu i tij, Jakov Milatović.

Kreu i Shtetit u ndal gjatë takimit me z.Camaj në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve, si dhe forcimin e lidhjeve ndërrajonale dhe Euroatlantike që sjellin zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?