Bajram Begaj, Presidenti i Republikës

Politikë

Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e LEAD Albania: Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju

13 Maj, 14:44| Përditesimi: 13 Maj, 14:45

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot pjesëmarrësit e LEAD Albania dhe drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që kanë hartuar këtë program lidershipi për Shqipërinë. Presidenti Begaj vlerësoi kontributin amerikan në zhvillimin e lidershipit në vendin tonë, duke e cilësuar programin LEAD Albania tepër të dobishëm për profesionistët shqiptarë.

Gjatë takimit, teksa u njoh me përvojat e profesionistëve të rinj në institucionet shqiptare, Presidenti Begaj i inkurajoi ata të ofrojnë në praktikë përvojën e përfituar përmes trajnimeve në universitetet ndërkombëtare.

“Shqipëria ka shumë nevojë për profesionistë si ju”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili i njohu bursistët e rinj të LEAD Albania me angazhimet e tij përballë sfidave në detyrën si Kryetar Shteti.

Presidenti i Republikës i këshilloi ata të punojnë me ndershmëri në profesionet që kanë zgjedhur dhe të jenë kontribuues për të ardhmen e vendit që, siç u shpreh, “është në duart e të rinjve”.
 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?