Presidenti Begaj shpallet 'Qytetar Nderi' në Deçan: Këtu u shkrepën pushkët e para të UÇK-së

23 Qershor, 15:50| Përditesimi: 23 Qershor, 16:01

  • Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u shpall “Qytetar Nderi” i Deçanit.

Gjatë ceremonisë së dhënies së këtij titulli,  nga Kuvendi i Komunës, Presidenti i Shqipërisë shprehu mirënjohje për nderimin, ndërsa vlerësoi qëndresën e kësaj treve, në të cilën, siç u shpreh Zoti Begaj, kanë lindur burra trima, patriotë e njerëz të mençur dhe të besës, legjenda të vërteta të atdhedashurisë.

 "Të parët tuaj ishin simbol i rezistencës ndaj pushtuesit. Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës dhe Kuvendi i Parive, ku u bë edhe Lidhja e Besës, ishin themelet mbi të cilat filloi kryengritja për pavarësinë e Shqipërisë. Fati na çoi në rrugë të ndryshme, por përcaktimi i tij është i njëjtë. Të gjithë bashkë në Evropë. Në Evropë me Kosovë të lirë e të pavarur", - deklaroi Presidenti i Shqipërisë.

"Deçani ka shkrepur pushkët e para të UÇK-së", - vlerësoi Presidenti Begaj, i cili bëri homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

"Jemi këtu për të vlerësuar të gjithë sakrificën, të gjithë gjakun, për të arritur në këtë ditë, në këtë ditë të lirisë, që është e jashtëzakonshme për ne, për shqiptarët, dhe duhet ta mbrojmë me çdo kusht", - deklaroi Kreu i Shtetit gjatë kësaj ceremonie.

Gjatë takimit me autoritet lokale të Deçanit, Presidenti i Republikës u njoh me projektet zhvillimore të zonës nga Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, nismat e të cilit synojnë rritjen e turizmit malor përmes sportit të skive.

Presidenti Begaj gjatë kësaj vizite ishte mysafir në  kullën e Haradinajve, shtëpia e ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?