Presidenti Bajram Begaj priti

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

30 Shtator, 13:08| Përditesimi: 30 Shtator, 14:25

  • Share

Tiranë-Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim deputetin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë.

Zyra e Shtypit pranë Presidentit njofton se në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve.

Presidenti Begaj theksoi se Italia është porta hyrëse e Shqipërisë për në BE, ndërsa Shqipëria një portë e mirëhyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar Zyra e Shtypit e Presidentit. 

"Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve ka sjellë jo vetëm shtimin e investitorëve italianë në Shqipëri, por dhe faktorizimin e biznesit shqiptar në Itali".-përfundon njoftimi. 

Foto: Bajram Begaj pret deputetin italian Luciano D’Alfonso

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?