Bajram Begaj dhe Andrej Plenkoviç

Presidenti Begaj takime me kryeministrin e kreun e parlamentit në Kroaci: Shembulli më i mirë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë

28 Prill 2023, 14:37| Përditesimi: 28 Prill 2023, 14:59

  • Share

Pas takimit me homologun Zoran Milanoviç, Presidenti Bajram Begaj përgjatë vizitës zyrtare në Kroaci, zhvilloi një takim Kryeministrin Andrej Plenkoviç. Begaj  tha se pavarësisht tendencave pozitive në drejtim të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Shqipëri-Kroaci duhet të rrisin këtë bashkëpunim.

Begaj u ndal edhe te kryeparlamentari kroat Gordan Jandrokoviç, ku e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e minoritetit shqiptar në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj. Për Presidentin Begaj, vetë prania e deputetes shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, është një tregues i marrëdhënieve të afërta mes dy vendeve.

Në takimin me Plenkoviç, Begaj e uroi për arritjet më të fundit të Kroacisë në kuadër të BE-së dhe për hyrjen në zonën Shengen e Eurozonë, nënvizoi se Kroacia mbetet shembulli më i mirë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.  
Në këtë kontekst Presidenti Begaj shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë me ekspertë dhe ekspertizë.
 
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mundësisë së rritjes së bashkëpunimit në fushën e turizmit, ku interesi i përbashkët është vendosja e një linje ajrore direkte Tiranë-Zagreb, por edhe të linjave detare që lidhin portin e Durrësit me portet e Kroacisë. 
 
Kryeministri Plenkoviç e siguroi Presidentin Begaj për vullnetin e palës kroate në çuarjen përpara të këtyre projekteve me interes të ndërsjellë. Ndërsa në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit evropian, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
 
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu kontributin dhe mbështetjen e madhe që Kroacia i ka dhënë Kosovës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. 
“Kroacia dhe Qeveria juaj kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme në këtë drejtim dhe ju siguroj se shqiptarët janë mirënjohës për këtë mbështetje” - nënvizoi Presidenti Begaj.
 
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek agresioni ushtarak rus në Ukrainë, si dhe te ndikimi i këtij agresioni në rajonin e Evorpës Juglindore apo rreziku që kanoset nga interesi i palëve të treta jo miqësore për të nxitur trazira dhe për të dëmtuar stabilitetin e rajonit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?