Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
Gjatë vizitës së tij, Begaj u takua edhe me kreun e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.
Bashkangjitur fotove nga takimi me këtë të fundit, presidenti shkruan se Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit fqinj.
“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”,- shkruan Begaj.
Komente
