Presidenti Begaj në takim me përfaqësues të KRIIK në presidencë

Politikë

Data e zgjedhjeve të 2025/ Presidenti Begaj nis konsultimet: Shoqëria civile të angazhohet në vëzhgimin e zgjedhjeve

11 Nëntor 2024, 14:28| Përditesimi: 11 Nëntor 2024, 14:51

  • Share

TIRANË - Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet dhe takimet me shoqërinë civile në prag të nxjerrjes së dekretit për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Kreu i shtetit i bëri thirrje shoqërisë civile që të angazhohet në mbikëqyrjen e zgjedhjeve, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të lirë, të drejtë dhe të ndershëm.

“Si President dëshiroj dhe do të punoj që zgjedhjet të përmbushin të gjitha standardet që kërkon ligji. Kjo është detyrë e institucioneve që ngarkohen nga ligji me këtë përgjegjësi, e partive politike, por e shoqërisë civile”. Konsiderojeni Presidentin e Republikës në këtë përpjekje”, ishte mesazhi i parë i Begajt për afrimin e zgjedhjeve parlamentare.

Pas shoqërisë civile, Begaj, bashkë me këshilltarët e tij, pritet të zhvillojë konsultime edhe me partitë politike. Sipas ligjit, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin 6 muaj para datës së zgjedhjeve, ndërsa datat më të lakuara mes partive politike janë 4 dhe 11 maj.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?