Bajram Begaj në Poloni

Politikë

Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni! Në fokus rëndësia e bashkëpunimit

30 Prill, 11:15| Përditesimi: 30 Prill, 11:18

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve për t’u takuar më komunitetin shqiptar që jeton në qytetin Łódź.

Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, Presidenti theksoi rëndësinë e forcimit dhe bashkëpunimit me Poloninë, me të cilën Shqipëria ka një miqësi historike.

Duke iu referuar Konsullit të Nderit, Dr. Pawel Michalak, për integrimin dhe promovimin e shqiptarëve në Poloni, Presidenti Begaj përcolli një falënderim për popullin polak që ka hapur dyert për komunitetin tonë atje.

Ndërsa vlerësoi kontributin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë, Presidenti i përgëzoi ata për arritjet individuale me të cilat Shqipëria krenohet.

“Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz ( Uxh)  është i merituar falë angazhimit, përkushtimit dhe suksesit të tyre. Dua që me këtë rast të falënderoj edhe shoqërinë polake për hapjen e mundësive reale për këta qytetarë, të cilët lanë atdheun e tyre dhe gjetën një atdhe të dytë. Patjetër që suksesi i tyre është personal, por është sukses edhe i Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ju keni njohur sadopak Shqipërinë”, tha Begaj.

Begaj ndoqi dhe një koncert artistik me këngë shqiptare dhe polake, ndërsa e mbylli vizitën duke mbjellë 2  pemë miqësie, dy simbol të burrërisë dhe fuqisë në nderim të Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Jan Sobieskit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?