Presidenti, Bajram Begaj ka uruar aktoren e mirënjohur Tinka Kurti për 90 vjetorin e saj. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Begaj shkruan se Tinka Kurti e cila është e dekoruar edhe me titujt ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Artistja e Popullit’, është shembulli i frymëzimit për shqiptarët.
“Njerëzit e mëdhenj, e ndër ta edhe artistët padyshim, janë jo vetëm krenaria e një kombi, por edhe modelet apo shembujt e frymëzimit me të cilët një popull identifikohet. E tillë është edhe “Artistja e Popullit”, “Nderi i Kombit” Tinka Kurti, e cila na vjen sot në 90-vjetorin e lindjes me madhështinë e veprës së saj dedikuar popullit dhe kombit tonë, me fisnikërinë e zonjës së madhe të teatrit dhe filmit shqiptar.
Përzemërsisht gëzuar Tinka Kurti! Faleminderit për gjithçka i ke dhënë dhe i jep popullit që të do, që të nderon dhe që ndjehet krenar me emrin dhe veprën tënde!”-shkruan Begaj.
Lajmi kryesor:
Datëlindja e 90-të, Tinka Kurti mes miqsh: Drejt teatrit më çoi muzika, tim shoq e pata në krah! Xhirimet e fundit me Reshat Arbanën më gëzojnë
B.V/ReportTv.al