Bajram Begaj

Kosova & Rajoni

Presidenti Begaj sot në Kosovë, pritet të shpallet qytetar nderi në Gjilan

10 Prill, 09:48| Përditesimi: 10 Prill, 14:37

  • Share

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë këtë të enjte një vizitë në Gjilan, ku do të pritet në takim nga kryetari i komunës, Alban Hyseni. Ai pritet të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Gjilanit.

Në axhendën e presidentit bëhet e ditur se pas takimit me kryetarin Hyseni në orën 13:20, Begaj do të takohet edhe me shefat e grupeve parlamentare nga ora 13:45. Ndërsa nga ora 20:00 deri në orën 21:00, Begaj do të bashkëbisedojë me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë.

Gjatë kësaj vizite shtetërore, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për lëvizjen e sigurt të eskortës presidenciale nga pika kufitare në Vërmicë dhe përgjatë itinerarit të vizitës nëpër rajone të ndryshme të Kosovës. Për këtë arsye, do të ketë disa bllokime rrugësh.

“Me datën 10 deri më 12 prill 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Vërmicë si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës në rajonet e Kosovës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”, njofton policia e Kosovës.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?