Presidenti Bajram Begaj

'Një dolli në Skrapar'! Presidenti Begaj: Investimet për furnizimin me ujë 24 orë, sjellin rigjallërim të zonës

12 Tetor, 16:54| Përditesimi: 12 Tetor, 17:29

  • Share

Investimet në infrastrukturë, turizmi i qëndrueshëm i bazuar në cilësi shërbimi dhe në promovimin e paketave malore, mbështetja e fermerëve dhe blegtorëve, si dhe lehtësirat fiskale për sipërmarrjet në shërbim të qytetarëve, ishin në fokus të takimit të presidentiti Bajram Begaj me autoritetet lokale dhe banorët e zonës së Skaraparit. 

Presidenti Begaj shprehu bindjen se investimet e duhura, si ato të furnizimit me ujë 24 orë apo përmirësimit të infrastrukturës rrugore, të realizuara tashmë apo në proces, do të sjellin me siguri një rigjallërim të kësaj zone.

Begaj theksoi se investimet në infrastrukturë, siguria ushqimore dhe ajo shëndetësore do të ndihmojnë në rritjen e turizmit në zonë. Kreu i Shtetit këshilloi autoritetet e zonës që të fokusohen në zhvillimin e mëtejshëm, në veçanti të turizmit malor.

“Besoj se me trendin e ri të turizmit malor, vizitorët do të vijnë nga deti për në mal për të prekur edhe natyrën apo magjinë e vendeve si Skrapari. Jam i sigurt se paketa e maleve, që do të bëhet tani për turizmin, do të përfshijë edhe Skraparin”,  u shpreh, ndër të tjera Begaj, duke theksuar se nisma si këto do t’i japin mundësi bashkive për më shumë frymëmarrje dhe për të pasur kapacitete turistike të një cilësie të lartë.

Presidenti Begaj la porosi për Bashkinë e Skraparit shtimin e kujdesit ndaj moshës së tretë. Gjatë takimit me një grup të moshuarish, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e shërbimit shëndetësor dhe të rigjallërimit të bibliotekës dhe krijimit të lehtësirave fiskale  për kafe-libraritë.

Me ftesë të kryebashkiakut Adriatik Mema, Presidenti i Republikës vizitoi dhe panairin tradicional të Skraparit, ku dhjetëra fermerë e blegtorë ekspozuan produktet e stinës, zahiretë e dimrit dhe rakinë e prodhuar në mënyrën e vjetër tradicionale të skraparllinjve, veçanërisht të mirënjohur për të.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 12/10/2024 21:46

    Per uje dhe per rrug bahete fjal, 112 vjet shtet. Ha ha ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?