Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

19 Prill, 15:03| Përditesimi: 19 Prill, 15:37

  • Share

Presidenti i Republikë së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës, i ftuar për kremtimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike  me Shqipërinë.

Ai u prit në një ceremoni të veçantë në Vilën Magjistrale nga Lartësia e Tij e Nderuar, Fra' John Dunlap, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës.

Gjatë bisedës me Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Presidenti Begaj u shpreh për intensifikimin e bashkëpunimit me bindjen e nisjes së një faze të re, ndërsa e vlerësoi të suksesshme periudhën 30-vjecare të marrëdhënieve dypalëshe sidomos në fushën humanitare dhe shëndetësore.

Kreu i Shtetit theksoi se solidariteti dhe humanizmi i këtij Urdhri ka lënë gjurmë në Shqipëri përmes realizimit të projekteve në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe asistencës sociale për shtresat në nevojë. 

Një mirënjohje të veçantë Presidenti i Republikës përcolli për ndihmën nga Urdhri Sovran i Maltës në rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit të vitit 2019, si dhe për kontributin e vullnetarëve të “Malteser Albania”, të cilët kujdesen për njerëzit në nevojë nëpërmjet shërbimeve mjekësore, sociale dhe humanitare.

Shqipëria, - u shpreh Presidenti Begaj, - do të mbështesë gjithmonë angazhimin e Urdhrit të Maltës në fushën e diplomacisë humanitare dhe dialogut ndërfetar, pasi vetëm në këtë mënyrë rritet kontributi i përbashkët në favor të paqes dhe solidaritetit humanitar në botë.

Presidenti i Republikës i përcolli Mjeshtrit të Madh të Urdhrit të Maltës falënderime për ndihmën në Kosovë gjatë luftës, duke e ftuar që kjo ndihmë të vazhdojë edhe në drejtim të zgjerimit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, pasi shqiptarët e cilësojnë Urdhri Sovran të Maltës si një mik dhe avokat të tyre.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?