Pas Kosovës, vizitën e tij të dytë jashtë vendit, presidenti i Republikës e ka zhvilluar në Selinë e Shenjtë të Vatikanit ku është pritur nga Ati i Shenjtë Papa Françesku. Takimi me Papa Françeskun zgjati rreth 35 minuta, ndërsa mësohet se tema kryesore ishte ajo e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Begaj dhe Papa Françesku shkëmbyen edhe dhurata të veçanta simbolike.
Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, Begaj, zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991. Begaj vlerësoi gjithashtu rolin dhe mbështetjen që Selia e Shenjtë dhe në mënyrë të veçantë Papa Françesku kanë dhënë jo vetëm për rimëkëmbjen shpirtërore të shqiptarëve të besimit katolik, por veçanërisht për lartësimin e historisë dhe të modelit të bashkëjetesës e të harmonisë fetare të shqiptarëve.
Presidenti Begaj e njohu gjithashtu Kardinalin Parolin me vokacionin dhe progresin e Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, angazhimet e saj në kuadër të forcimit të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe kontributin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023.
Duke u ndalur tek çështja e Kosovës, Presidenti Begaj, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira kanonike mes Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës si dhe shprehu besimin për angazhimin e mëtejshëm të Shtetit të Vatikanit në konsolidimin e paqes dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Me gjithë progresin e bërë, paqja dhe siguria në rajon mbeten ende shumë të brishta, ndaj dhe arritja e një marrëveshje, ligjërisht të zbatueshme, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte kontributi më i mirë për paqen, stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit” – nënvizoi Presidenti Begaj.
Takimi i Begajt me Kardinalin Pietro Parolin
Më herët papa Françesku është takuar edhe me kryetarin e Bashkisë, Veliaj i cili e njohu atë me lajmin për ndërtimin e faltores së shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial. Ndërsa, Papa Françesku vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit.
Biseda mes presidentit, Bajram Begaj dhe Papa Françeksut ka zgjatur rreth 35 minuta, ku është diskutuar edhe për integrimin europian të Shqipërisë. Takimi më pas u zhvendos në Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit. Takimi nisi në orën 09:50 dhe përfundoi në oorën 10:25. Pap Françesku i dhuroi Begajt një majolikë që përmbante një statujë të Shën Pjetrit.
Begaj i dhuroi Papës një mozaik prej druri ku shfaqet një gua me veshje tradicionale shqiptare.
Cfare fati pate a bajramo. President ti? Puuuuuuuuuu qr
PërgjigjuLe ta ndryshoje emrin presidentin nga Bajrom Begaj ne Skender Begaj ose Bajron Begaj se keshtu e ka pas tradita e vjeter me titull iskandar
PërgjigjuBaromi është i GËZUAR se Papën takoi e tani Baromi Papën do ta përgëzoi e do ta bëj muhabetin o Jonsoni Jason i gjithi HAJVON.
PërgjigjuBaromi takon Papen .... :)
Përgjigju