Presidenti Begaj dhe homologia maqedonase Siljanovska-Davkova

Politikë
Kosova & Rajoni

Begaj në Ohër, takohet me homologen Siljanovska-Davkova: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse dhe garanci për progresin!

12 Korrik, 22:08| Përditesimi: 13 Korrik, 08:34

  • Share

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë njëditore në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Gjatë takimit zyrtar që patën mes tyre dy krerët e shtetit, njoftohet se u bisedua për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë. Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci  për progresin e  vazhdueshëm të marrëdhënieve tona”, është shprehur presidenti Begaj ndër të tjera në fjalën e tij.

Zyra e Presidencës njofton se zhvilllimi i projekteve të përbashkëta, jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale, është i arritshëm dhe i mirëpritur.

“Me forca të përbashkëta drejt progresit!”, theksohet nga kreu i shtetit.

A.Q/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?