Senati i Brazilii

Bota

Presidenti Bolsonaro akuzohet për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si e trajtoi COVID, senati brazilian së shpejti diskuton raportin

26 Tetor 2021, 16:17| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 16:31

  • Share

Presidenti Bolsonaro akuzohet për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si e trajtoi COVID, senati së shpejti diskuton raportin

Një komitet i Senatit në Brazil do të mblidhet së shpejti për të votuar nëse do të miratojë një raport ndëshkues për trajtimin e pandemisë së COVID – 19 nga qeveria. Raporti, i cili u prezantua në Senat javën e kaluar, rekomandon që presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro të përballet me akuza, përfshirë krimet kundër njerëzimit.

Tanimë është kulmi i një hetimi gjashtë mujor që ka zbuluar skandale dhe korrupsion brenda qeverisë. Ky raport akuzon presidentin për keqpërdorim të fondeve publike dhe shitje të lajmeve të rreme. Në total, përmblidhen nëntë kallëzime penale kundrejt tij.

Për këto arsye YouTube ka hequr videot e presidentit për informacione të rreme për COVID – 19 nga rrjeti, megjithëse Bolsonaro ka thënë se ai nuk është fajtor për asgjë. Nga ana tjetër, muajt e fundit është hedhur dritë edhe mbi veprimet e një qeverie të akuzuar si të pamatur me jetën e mijëra brazilianëve.

Tanimë, 11 senatorët që kryen hetimin parlamentar duhet të votojnë nëse do të miratojnë raportin përfundimtar pavarësisht ndarjeve brenda panelit dhe shumica e tyre të tregohen kritikë ndaj presidentit. Nëse raporti miratohet, nuk ka asnjë garanci se do të çojë në akuza penale. Pavarësisht nëse ngrihen akuza kundër tij apo jo, ka pak dyshim se popullariteti i presidentit është dëmtuar nga trajtimi i tij i pandemisë. Në mars, ai shkaktoi zemërim kur u tha qytetarëve të Brazilit të ndalonin së ankuari për situatën e COVID - 19, një ditë pasi vendi pa një rritje rekord të vdekjeve gjatë një periudhe 24-orëshe.

Ai ka vazhduar të përhapë dezinformata në mediat sociale dhe ditën e djeshme, Facebook hoqi një video në të cilën presidenti pretendonte se vaksinat anti COVID ishin të lidhura me zhvillimin e SIDA-s. YouTube bllokoi videon dhe pezulloi kanalin e Bolsonaro për një javë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?