Bota

Presidenti brazilian ofendon homologun Macron, kërkon falje shkrimtari Paulo Coelho

27 Gusht 2019, 13:50| Përditesimi: 27 Gusht 2019, 14:46

  • Share

Shkrimtari brazilian, Paulo Coelho kërkoi falje pas fyerjeve dhe deklaratave aspak diplomatike kundër Francës nga presidenti i tij, Jair Bolsonaro në kuadër të krizës rreth zjarreve në Amazonë.  

“Më falni, më falni një mijë herë”, është shprehur ai  në rrjetin social “Twitter”.

“I'u kërkojë falje miqve të mi francez për krizën, do të thoja për histerizmin e Bolsonaros në raport me Francën, me presidentin e Francës, bashkëshorten e presidentit të Francës”, shkruante Paulo Coelho

Romacieri, i lindur në vitin 1947 në Rio de Janeiro është një prej autorëve më të njohur në botë, me disa dhjetra milionë kopje të shitura të romanit “Alkimisti”.

“Ndërkohë që Amazana digjet, ata nuk kanë asnjë argument përveçse fyerjet, nuk kanë asgjë për të thënë për të shmangur marrjen përsipër të përgjegjësive të tyre”, shtoi shkrimtari duke iu referuar drejtuesve brazilianë.

Deklaratat fyese të presidentit brazilian kundër Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron kanë detyruar presidentin francez të shprehë hapur, para kamerave të mbarë botës, se populli brazilian kishte nevojë sa më shpejt për një president që sillet në lartësinë e duhur.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?