Presidenti bullgar vizitë në Turqi, diskutim me Erdogan për marrëdhëniet mes dy vendeve

9 Dhjetor 2022, 13:58| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 13:57

  • Share

Presidenti bullgar Rumen Radev do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë pune në Turqi, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë bisedimeve në Stamboll, Radev dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan do të diskutojnë disa aspekte të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Gjithashtu ata do të diskutojnë edhe për hapat e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë të enjten, raportojnë mediat e huaja.

Udhëheqësit do të shkëmbejnë mendime edhe për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?