'Presidenti del natën për fushatë', Jakaj: Rama e lidh Metën ende me LSI-në, e sulmon me shpresë se na dëmton ne

26 Shkurt 2021, 19:18| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 08:07

  • Share

Kandidati për deputet i LSI-së, Besnik Jakaj në një intervistë për Report Tv i ka cilësuar akuzat e kryeministrit Rama se Meta bën fushatë, si sulme që kërkon të dëmtojnë LSI-në. Jakaj tha se Rama e lidh ende Metën me LSI-në dhe shpreson që me sulmet ndaj tij mund të shpëtoj vakët e qeverisë që po mbytet.

Ai i quan përplasjet Meta-Rama për shkak të shkeljeve kushtetuese që po bën qeveria, edhe pse sipas tij Rama do ta lidh me fushatë zgjedhore për opozitën.

"Rama ka kuptuar që anija e tij po mbytet dhe sulmon presidentin me shpresë se po dëmton LSI. Presidenti ka mbrojtur vetëm kushtetutën, është mjerimi i Ramës që lidh Metën ende me LSI-në. Por përplasja që ka me Presidentin është për shkak të shkeljeve kushtetuese", tha Jakaj.

Jakaj foli me superlativa për programin e LSI duke thënë se kjo është një nga partitë më superiore në zgjedhjet elektorale krahasuar me vitet e tjera. Jakaj shprehet se LSI ka frymëzuar intelektual duke krijuar xhelozira tek Rama

"LSI është një realitet i jashtëzakonshëm në Shqipëri dhe në zgjedhje futet si i barabartë dhe më superiore në programin elektoral dhe intelektual se të gjithë partitë e tjera. Partia që ka frymëzuar intelektual të rinj dhe ka krijuar hapësira për të dhënë kontribut politik me sigurisht shkakton xhelozi dhe kjo vjen më e madhe nga Rama, pasi do të kemi një fitore spektakolare dhe Rama do të ketë po një dështim spektakolar, që e shkaktuar vetë nga keqqeverisja e tij", tha Jakaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?