Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania goditen nga Covid! Hope Hicks, ish modelja e dyshuar si burimi i infeksionit

2 Tetor 2020, 07:06| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 16:53

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Presidenti përmes një postimi në Twitter.

Ai shkruan se tashmë ata ndodhen në karantinë dhe do të fillojnë mjekimin.

Vetëm disa orë përpara këtij postimi, Trump shkruante se këshilltarja e tij, Hope Hicks kishte rezultuar pozitive me COVID-19 dhe se së bashku me Melania do të karantinoheshin.

Ata kanë pasur kontakt të afërt me këshilltaren ku vetëm pak ditë më parë fluturuan në një avion privat për në Ohio.

Nuk dihet ende se si do të ndikojë koronavirusi në agjendën e Presidentit pasi aktualisht ndodhet në kohë fushate përpara zgjedhjeve të 2 nëntorit.

Më datë 15 në Miami, Florida Trump do të zhvillojë debatin e dytë presidencial përballë Joe Biden.

Ora 17:27
Shtëpia e Bardhë/ Shefi i stafit: Trump ka simptoma të lehta të Covid! Pentagoni ngre alarmin e nëndetëseve dhe raketave balistike

SHBA tashmë e papërkulur nga një katastrofë shkatërruese shëndetësore dhe sezoni i trazuar politik në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, u përball herët në mëngjes me lajmin se Presidenti Donald Trump kishte kontraktuar koronavirusin.

Por lajmi i mirë duket se ka ardhur pak minuta më parë nga Meadoës, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti është "me humor të mirë dhe me shumë energji" por po përjeton simptoma të lehta në lidhje me Covid-19, u tha gazetarëve Mark Meadoës i cili shtoi "Unë jam optimist se ai do të ketë një shërim shumë të shpejtë”.

Një zyrtar i lartë i administratës tha sot se Trump nuk kishte simptoma të mëdha dhe do të punonte nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë. Një tjetër zyrtar gjithashtu tha se ndihmësit po kërkojnë mënyra që Trump të flasë përpara kombit mbi gjendjen e tij, megjithëse asnjë vendim përfundimtar ende nuk ka.

Trump me Covid/ Pentagoni ngre alarmin e nëndetëseve dhe raketave balistike

Ndërsa Presidenti Donald Trump u bëri të ditur Shteteve të Bashkuara dhe botës këtë mëngjes se ai dhe Zonja e Parë Melania dolën pozitivë për Covid-19, dy Boeing E-6B Mercurys u ngritën në atë që supozohet të jetë një mision i rrallë.

Bashkë me avionin tepër të sofistikuar të Marinës amerikane , u dha alarmi edhe për komponentët thelbësorë të forcave strategjike të SHBA - nëndetëset e armatosura në botë dhe grupet e raketave balistike me energji bërthamore që mund të mbajnë deri në 24 raketa balistike Trident secila prej të cilave mund të përmbajë deri në 8 koka të të tipit Mirv.

Të dy Boeing E-6B Mercurys u panë ndërsa qarkullonin përgjatë Bregut Lindor të Shteteve të Bashkuara dhe mbi qiellin e Oregonit duke dhënë udhëzime për nëndetëset që kalojnë në Atlantik dhe Paqësor.

Lajmi, i raportuar nga Fox Neës, nuk është komentuar dhe as mohuar nga Pentagoni, i cili nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë zyrtare.

Katër E-6B Mercury me 23 anëtarë të ekuipazhit duke përfshirë pilotët, specialistët e komunikimit, oficerët e inteligjencës dhe kriptografët, janë pjesë e një grupimi të njohur si "Posta e Komandës Ajrore", njësia përgjegjëse për ruajtjen e vazhdimësisë së komandës në rast se qendrat e komandës në tokë shkatërrohen nga forcat e armikut ose në çdo rast emergjence të ngjashme që ndalon lëshimin e urdhrave nga toka për lëshimin e raketave strategjike.

Sipas ekspertëve, lëvizjet ushtarake justifikohen nga momenti jashtëzakonisht delikat shëndetësorë ku ndodhet komandanti i përgjithshëm i fuqisë së parë bërthamore në botë, Donald Trump i detyruar të futet në karantinë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu ky mund të jetë edhe një mesazh që Pentagoni u dërgon armiqve të mundshëm të Shteteve të Bashkuara, të bindur se ata mund të përfitojnë nga momenti për të kryer veprime destabilizuese duke përfituar nga situata kur njëriu që zotëron çantën me kodet e raketave bërthamore ka kontraktuar një sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes.

Ora 16:46
Hope Hicks, ish modelja që infektoi me Covid Donald Trump

Të mërkurën e kaluar ajo udhëtoi me helikopter me presidentin dhe këshilltarët e tjerë për të shkuar në Minesota. Disa orë më vonë ajo doli pozitive

Hope Hicks, një ish-modele 31-vjeçare, më parë ishte shefe e komunikimit e Shtëpisë së Bardhë deri sa la skenën në 2018 pasi pranoi se kishte gënjyer inteligjencën amerikane për të mbrojtur presidentin. Mund të ketë qenë ajo që ka infektuar çiftin Trump dhe Melania.

Pak para se të testohej, vetë Trump shkroi në Tëitter se "Hope Hicks, e cila punoi aq shumë pa bërë as edhe një ditë pushim, sapo doli pozitive për Covid 19. E tmerrshme!".

Hicks, sipas lajmeve të fundit, nuk është asimptomatike.

Shumë besnike me Trump që në orët e para të presidencës së tij, shoqe e ngushtë me vajzën e presidentit, Ivanka Trump, në të kaluarën ajo ishte marrë me marrëdhëniet me publikun në Organizatën e Trump dhe në 2016 ajo kishte qenë zëdhënëse e fushatës së parë presidenciale dhe më pas drejtore e komunikimeve strategjike. Prej disa muajsh Trump e kishte thirrur përsëri pranë vetes për ta ndihmuar në fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe ajo ishte gjithmonë pranë tij javën e kaluar.

"Shumë ngjitëse"- thanë mjekët

Hope Hicks ishte "shumë ngjitëse" të mërkurën e kaluar kur fluturoi me helikopter dhe avion me presidentin dhe këshilltarët e tjerë për të shkuar në Minesota. Disa orë më vonë ajo doli pozitive.
Hicks, e cila gjithashtu shoqëroi Trump në debatin në Cleveland, u pa duke hipur në Marine One, helikopterin presidencial, me Jared Kushner, Dan Scavino dhe Nicholas Luna, të gjithë pa maska. Sipas Neë York Times, Hicks ishte duhej të ishte në karantinë të mërkurën gjatë fluturimit për në Uashington. Në fakt diagnoza pozitive rezultoi të enjten.



Në debatin me Joe Biden

Hicks gjithashtu e shoqëroi Trump-in në debatin e parë presidencial në Ohio të martën kundër Joe Biden, kandidati demokrat.
Pjesëmarrja e njerëzve në përballje u zvogëlua ndjeshëm për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pavarësisht se Trump donte njerëz në audiencë. Shumë e përqafuan dhe prekur Hicks-in atë ditë "Ajo është një person shumë i ngrohtë, nuk e kursen veten nëse dikush i afrohet", tha Trump.



"Një nga të paktat me maskë"

Sipas kolegëve të saj, Hicks është një nga ndihmëset e pakta të Shtëpisë së Bardhë që  mbante maskë gjatë takimeve. Por ajo gjithashtu ditën e debatit u fotografua pranë Trump pa maskë.

Ora 15:56
Jashtë ‘ringut’ rivali Biden i uron shërim të shpejtë Trump-it ‘të goditur’ nga Covid

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i uroi presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melanie, shëndet të mirë, pasi që të dy kanë dalë pozitiv në koronavirus.

"Jill (gruaja e Bidenit) dhe unë u dërgojmë dëshirat tona, presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump, për një shërim të shpejtë. Ne do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij", tha Biden në një postim në rrjetin social Tëitter.

Ish-nënpresidenti, Joe Biden, nuk e ka informuar akoma publikun nëse ai është testuar për koronavirus.

Presidenti Trump doli pozitiv në koronavirus më pak se një javë pas një debati të ashpër me Bidenin, i pari nga tre debatet presidenciale, që pritet të mbahen deri në zgjedhjet e nëntorit.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një orar të ri për aktivitetet e Trumpit në të cilin nuk përfshihet një udhëtim në Florida, ku ai kishte planifikuar të merrte pjesë në një tubim.

Mjeku i tij, Sean Conley, tha se presidenti dhe Zonja e Parë janë "mirë aktualisht" dhe se "ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi, brenda Shtëpisë së Bardhë, gjatë rimëkëmbjes së tyre".

“Pres që presidenti të vazhdojë t’i kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit dhe unë do t'ju mbaj të informuar për çdo zhvillim në të ardhmen," tha Conley.

Është e paqartë se çfarë simptomash kanë - nëse kanë - presidenti dhe gruaja e tij.

Disa orë më herët, Trump tha se do të nisë “procesin e karantinës”, pasi një ndihmëse e afërt e tij rezultoi pozitive në testin për koronavirus.

Hope Hicks, këshilltare e presidentit, u diagnostikua më 1 tetor, pas disa udhëtimeve me presidentin këtë javë.

Ora 15:11
U godit nga Covid/ Cilat janë rreziqet me të cilat përballet tani Donald Trump?

Presidenti amerikan Donald Trump, ka në fakt rreziqe të dukshme në përballjen e tij me Covid-19,  përfshirë moshën, peshën dhe të qenit mashkull, faktor të cilët rrisin mundësitë e infeksioneve të rënda.

Trump është 74 vjeç dhe ka përmasa trupore të tilla të cilat të japin shenja obeziteti.

Mosha përbën një faktor kyç e cila mund të ndikojë në zhvillimin e një infeksioni të rëndë, e cila mund të ccojë në një një shkallë më të rëndë , shpeshherë mund të përfundojë në terapi intensive. Në bazë të më shumë se 100 studimeve, rreziku për fëmijët ishte më  i vogël. Në moshën 75 vjeç vlerësohet se një në 25 njerëz që rezultojnë pozitiv me Covid-19 vdesin., për personat të moshës mbi 85 vjeç ajo rritet në një në shtatë persona dhe një në katër mbi moshën 90 vjeç.

 Nuk është e qartë nëse  të qenit i moshuar ndikon uljen e efiçencës të sistemit imunitar ose nëse mosha është thjesht stenografi për të qenë me një shëndet më të keq.

"Mosha është e lidhur gjithashtu me sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive, diabetin e tipit 2, kështu që bëhet akoma më e vështirë të kuptosh nëse është mosha apo sëmundjet shoqëruese shkak për vdekjet“ tha Prof Ravindra Gupta, nga Universiteti i Kembrixhit.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë po ashtu është edhe yndyra në trup  e cila mund të ndikojë në qelizat e bardha të gjakut duke rritur nivelet e inflamacionit në trup. Inflamacioni i tepërt është arsyeja  se infeksioni mund të bëhet vdekjeprurës.

Në valën e parë të pandemisë kishte më shumë burra sesa gra që kishin nevojë për trajtim spitalor  dhe më shumë se 60% e vdekjeve nga Covid-19  ndodhën tek burrat.

Pra, çfarë do të thotë kjo për Trump?

Problemi është se është e rrezikshme të spekulosh se virusi prek të gjithë personat njësoj.  Gjithçka  që dimë deri tani është  bazuar në pasqyrën e përgjithshme të situatës, por kjo nuk do të thotë se e njëjta gjë mund ti ndodhë presidentit amerikan. Shëndeti i çdo 74 vjeçari mund të jetë shumë i ndryshëm dhe kushtet e tjera mjekësore ndryshojnë. Dhe sa i përket Trump ende nuk dihen se çfarë simptomash ka.  Fakti se ai përballet me rreziqe të mëdha nuk do të thotë se ai do të shfaqë simptoma theksojnë mjekët. Të cilët theksuan edhe njëherë se : " ai është presidenti i SHBA kështu që a ka sistemin më të mirë shëndetësore në botë dhe asgjë nuk do të lejojmë që të ndihet keq.  “

Ora 14:38
Trump me Covid - ‘Dritë jeshile’ për zv/presidentin amerikan Mike Pence

Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence dhe gruaja e tij, kanë rezultuar negativ në testin e tamponit, disa orë pasi presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania, kanë dalë positive.

"Këtë mëngjes, nënpresidenti Pence dhe Zonja e Dytë rezultuan negativ për COVID-19. Nënpresidenti Pence është me shëndet të mirë dhe u uron çiftit Trump shërim të shpejtë", tha zëdhënësi, Devin O'Malley, në Twitter.

Presidenti Trump dhe Zv/presidenti Mike Pence do të punojnë nga rezidenca të ndara, i tha sot agjencisë Reuters, një zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët, mjeku i presidentit Trump, Sean Conley, tha se presidenti dhe Zonja e Parë janë "mirë nga ana shëndetësore”.

Ora 13:53
SHBA/ Donald Trump pozitiv për Covid - Fushata zgjedhore në rrezik

Pas rezultatit pozitiv për Covid, presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar të gjitha planet për të marrë pjesë në mbledhje fondesh të planifikuar për sot në Florida. Infektimi me koronavirus është një goditja totale për fushatën e tij zgjedhore 33 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit ku Trump do të garojë me sfidantin Joe Biden

Edhe nëse Trump do vazhdojë të mbetet asimptomatik si edhe tani, ai do të duhet të mbetet i izoluar në Shtëpinë e Bardhë për një kohë të pacaktuar, duke edhe mos marrë pjesë në dy duelet e ardhshme me me Biden, i cili nga ana e tij para dy ditësh pati deklaruar se nuk ishtei bindur nëse do të ishte pjesë edhe ai i debateve të tjera, pas asaj kaosit që u shkaktua ne ringun e përballjes së parë

Testi pozitiv mund të rezultojë shkatërrues jo vetëm për angazhimet, por edhe për strategjinë e Trump i cili për muaj me radhë e ka minimizuar gravitetin e pandemisë, ka ngritur pikëpyetje mbi deklarimet e shkencëtarëve, duke filluar me kryevirologun amerikan Anthony Fauci.

Në tubimet e fundit Trump ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se koronavirusi "është gati të zhduket", se tani ai është "nën kontroll" dhe gjatë debatit kundër Biden, Trump madje u tall me të në lidhje me maskat që rivali I tij mbante.

Testi pozitiv gjithashtu minon përpjekjet e Trump për të shmangur adresimin e një çështjeje me të cilën ai ka qenë gjithmonë i dobët, pandeminë, të cilën shumica e amerikanëve besojnë se ai e ka trajtuar keq.

I etur për të treguar se vendi po i rikthehet normalitetit para zgjedhjeve, Trump gjithmonë ka bërë thirrje për rihapjen e shkollave apo dhe rifillimin e veprimtarive sportive.

Simbolika e një presidenti të "infektuar" duket se është tronditëse sidomos pas sulmit që Trump i bëri rivalit Biden, aftësisë së tij fizike dhe moshës së kundërshtarit duke aluduar se ai nuk ka forcë për të menaxhuar problemet e vendit

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kiu: 02/10/2020 14:07

    Skeme e pergatitur. Por ta harroje zgjedhjet nuk mund ti shtyje

    Përgjigju
  • Turi: 02/10/2020 08:09

    Ky sdo te perballet me kundershtarin dhe filloj taktikat gjoja eshte i infektuar, ngelen duke mashtruar keta politikanet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?