Armand Duka dhe Elseid Hysa

Presidenti Duka flet për mediat italiane, zbulon të ardhmen e kapitenit Elseid Hysaj

30 Gusht 2020, 16:54| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 16:56

  • Share

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zbuluar se kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj do të qëndrojë në Napoli dhe do të rinovojë kontratën.

Në një prononcim për “Radio Goal” në Radio Kiss Kiss Napoli, Duka tha se ai ëhstë një lojtar i rëndësishëm dhe mund të bëjë edhe më mirë në sezonet e ardhshme.

“Ne do të luajmë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në 4 shtator. Hysaj? Unë mendoj se ai do të qëndrojë te Napoli. Është një lojtar i rëndësishëm që ka bërë mirë vitet e fundit dhe mund të bëjë edhe më mirë në sezonet e ardhshme. Unë mendoj se Hysaj përfundimisht do të rinovojë kontratën. Ai ka karakterin dhe vendosmërinë e duhur, ashtu si Gatuzo”, u shpreh Duka.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?