Presidenti e bëri hyrjen falas, tifozët e Kukësit godasin me sende te forta në kokë arbitrin (VIDEO)

26 Janar 2019, 16:31| Përditesimi: 26 Janar 2019, 17:17

  • Share

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur gjatë takimit Kukësi-Laçi e vlefshme për javën e 19 të Superligës. Në sfidën që po luhet në Kamëz, tifozët e skuadrës pritëse, të Kukësit, kanë goditur me sende të forta gjyqtarin anësor të takimit, Denis Rexhën.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 62-t dhe për pak çaste sfida është ndërprerë për t’I ardhur në ndihmë gjyqtarit, më pas ka vijuar loja.

Edhe gjatë pjesës së parë tifozët e Kukësit kanë qenë problematikë, duke hedhur sende në fushë dhe duke sharë në kor ekipin kundërshtar. Në këtë takim, presidenti I klubit të Kukësit Safet Gjici në mënyrë që të kishte sa më shumë mbështetës për verilindorët, vendosi që hyrja e tifozëve në stadium të jetë falas.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?