Dje në Kosovë u njoftua se Xhamajka ka njohur Kosovën si Shtet, lajm i cili u përshëndet nga të gjitha institucionet, përfshi Presidencën, Kuvendin si dhe Kryeministrinë. Por nuk kaloi shumë kohë dhe Ministrai e Punëve të Jashtme e Xhamajkës bëri me dije se lajmi nuk ishte i vërtetë.
Pas lajmit se Xhamajka nuk e ka njohur shtetin e Kosovës kanë reaguar sot nga institucioni i presidencës. Nga zyra e Hashim Thaçit kanë deklaruar se përgjigje për këtë temë duhet të japin në MPJ.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i pari që dha lajmin se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Ai tha se për këtë e ka lajmëruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Mirëpo, ky lajm vetëm pak orë më vonë u përgënjeshtrua nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës që ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.
Nga zyra e presidentit kanë deklaruar se për njohjen janë lajmëruar nga Çitaku, derisa për informacione tjera kanë thënë se duhet që të flasin në MPJ.
“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.
Lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga Xhamajka mbrëmë e përshëndetën të gjithë liderët në vend. Sot ndërkaq, ende nuk ka pasur reagim nga kryeministri apo liderët tjerë.
Ky eshte autogoli i Thacit, deshi te behej hero me lajme frake ,i mbeti sharra ne gozhde dhe tani po mundohet te laje m....te me uri...e. Debil
PërgjigjuTë filloje tani draperi! Kositni bajgat!
Përgjigju