Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Presidenti Erdogan: Gaza si Srebrenica! Izraeli përgjegjës për vdekjen e aktivistit turko-amerikan

14 Shtator, 22:37| Përditesimi: 14 Shtator, 22:46

  • Share

‘Në gjykatë, ne do ta konsiderojmë Izraelin përgjegjës për vrasjen e Aysenur Ezgi Eygi, së bashku me më shumë se 41,000 vëllezër dhe motra nga Gaza’,

Kështu ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ditën e sotme duke iu referuar aktivistit turko-amerikan të vrarë në Bregun Perëndimor nga ushtarët izraelitë.

Sipas mediave të huaja, Erdogan shtoi gjithashtu se "autorët e Gazës", ashtu si njerëzit që qëndrojnë pas gjenocidit të Srebrenicës, do të mbajnë përgjegjësi në gjykatat ndërkombëtare.

Ata që janë "përgjegjës për Gazën", si ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës në 1995, do të mbahen përgjegjës në gjykatat ndërkombëtare. Sot po dëshmojmë në Gaza, në territoret e pushtuara palestineze, një masakër të ngjashme me atë të kryer në Bosnje-Hercegovinë në vitet 1990”, tha  presidenti turk në një konferencë të përbashkët për shtyp me Denis Beciroviç, kryetar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?