Bota

Presidenti Erdogan ngre padi penale ndaj ‘Dimokratia’! Ankaraja: Të vihen para drejtësisë ata që fyen presidentin

21 Shtator 2020, 14:46| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 14:49

  • Share

Mediat  greke raportojnë se Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka paraqitur një padi penale kundër drejtuesve kryesorë të së përditshmes “Dimokratia” e cila para pak ditësh botoi një titull ofendues për presidentin turk

“Në emër të qeverisë turke, dënoj me fjalët më të forta botimin e fyerjeve drejtuar Presidentit tonë, në faqen e parë të një gazete ekstreme të djathtë”, shkroi Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit në Presidencën Turke, në një letër drejtuar zëdhënësit të qeverisë greke, Stelios Petsas. 

Altun i kërkoi Greqisë që të viheshin para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për veprimin “e turpshëm”. Ministria Greke e Punëve të Jashtme u përgjigj se përdorimi i gjuhës ofenduese është dënuar në masë të gjerë, por shtoi se liria e Shtypit është plotësisht e mbrojtur në Greqi. Megjithsë ministria në asnjë rast nuk arsyetoi cënimin e personalitetit të askujt, sidomos te një figure publike.

Njoftimi i plotë i ministrisë greke:

“Liria e shprehjes dhe liria e Shtypit janë plotësisht të mbrojtura në Greqi.

Ky fakt nuk e mohon detyrimin për të mos i fyer personalitetin ndonjë individi, veçanërisht të një udhëheqësi të huaj.

Përdorimi i gjuhës ofenduese është në kundërshtim me kulturën politike të vendit tonë dhe mund të dënohet”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?