Foto: Presidentët Erdogan dhe Zelenski

Bota

Presidenti Erdogan planifikon vizitë në Ukrainë, në fokus marrëveshjet tregtare

5 Gusht, 12:35| Përditesimi: 5 Gusht, 12:37

  • Share

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet të vizitojë Ukrainën së shpejti.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Ukrainës në Turqi, Nariman Dzhelyal, i cili tha se po punohet për të planifikuar vizitën në Kiev pas një ftese personale drejtuar Erdoganit nga Presidenti Volodymyr Zelensky, shkruan Daily Sabah.

Ratifikimi i një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis dy vendeve ka të ngjarë të diskutohet gjatë vizitës së udhëheqësit turk.

Erdogan bëri një vizitë në Ukrainë në gusht 2022, e para e tij që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, dhe zhvilloi një takim trepalësh me Zelensky dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në atë vizitë, Erdogan premtoi ndihmë për Ukrainën për rindërtim dhe rimëkëmbje. Zelensky, nga ana tjetër, ka udhëtuar disa herë drejt Turqisë dhe u takua për herë të fundit me Erdoganin në Ankara në muajin maj.

Muajin e kaluar, Erdogan u tha gazetarëve se Turqia donte të bashkonte udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur paqen në luftën që po vazhdonte.

Përveç kësaj, muajin e kaluar, Turqia priti një takim midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll. Palët u takuan më parë në Stamboll më 16 maj dhe 2 qershor, mes presionit të SHBA-së për të rënë dakord për një armëpushim për t'i dhënë fund konfliktit trevjeçar.

Pavarësisht këmbënguljes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk u arrit asnjë përparim.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?