Presidenti turk, Erdogan

Bota

Presidenti Erdogan: Zelensky dhe Putin nuk janë ende gati për një takim ballë për ballë

2 Shtator, 14:02| Përditesimi: 2 Shtator, 14:24

  • Share

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zbuluar sot pas bisedimeve të ndara telefonike mes Putinin dhe Zelenskyn se Presidentët rus dhe ukrainas nuk janë gati që të takohen me njëri-tjetrin.

Erdogan theksoi se nuk është ende momenti për një takim të nivelit të lartë Putin-Zelensky.

“Kemi zhvilluar biseda telefonike me presidentin ukrainas, dhe në këto kontakte patëm mundësinë të kuptojmë pikëpamjen e tij për Putinin. Po ashtu, patëm rastin të rishikonim rezultatet e samitit të Alaskës. E gjeta pozitive qasjen e të dyve, si të Zelenskyt, ashtu edhe të Putinit,” u shpreh Erdogan për gazetarët gjatë kthimit nga Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

"Kur i thamë se mund të ketë një përpjekje për të vazhduar procesin e Stambollit në Turqi, ai reagoi me qëndrim pozitiv, duke thënë 'pse jo? Megjithatë, ata ende nuk janë gati për këtë", përfundoi presidenti turk.

Pak ditë më parë, edhe Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk beson që të ndodhë një takim Putin-Zelensky, por shtoi se është i bindur që mund të organizohet një takim trepalësh, me praninë e tij. 

SI.E./V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?