'Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes të një lufte të vërtetë', tha presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Sipas mediave të huaja, ai ka akuzuar Rusinë se me agresionin e saj në Ukrainë ka “shkatërruar të gjithë arkitekturën e sigurisë në Evropë”.
Kreu i shtetit gjerman theksoi nevojën që vendi të nxjerrë mësime nga situata aktuale dhe të rihapë debatin për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
“Evropa dhe Gjermania duhet të mbrohen më mirë. Kjo përfshin edhe një rritje të kapaciteteve njerëzore të ushtrisë gjermane (Bundesëehr), e cila nuk mund të arrihet vetëm me rekrutim vullnetar,” u shpreh Steinmeier.
Ai theksoi se është përkrahës i rikthimit të detyrimit ushtarak, duke vlerësuar se në rrethanat aktuale të sigurisë, Gjermania ka nevojë për një ushtri më të madhe dhe më të përgatitur.
Presidenti gjerman komentoi edhe mbi përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke kritikuar SHBA-në, konkretisht administratën e mëparshme të Donald Trump, për braktisjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Sipas tij, kjo ka çuar në zhvillimin e mëtejshëm të programit bërthamor iranian dhe ka ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.
Komente
