Skuadra e Kukësit

Presidenti Gjici hap dyert e stadiumit për tifozët e Kukësit

17 Prill 2018, 17:26| Përditesimi: 17 Prill 2018, 17:28

  • Share

Duke ditur rëndësinë e ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Laçi, presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka vendosur që të hapë dyert e stadiumit për të gjithë tifozët, të cilët nuk do të kenë nevojë për të paguar një biletë.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Kukësit në rrjetin social “Facebook”, ku kërkohet mbështetje maksimale. Ndeshja e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Kjo është hera e pestë që Kukësi luan ndaj Laçit këtë sezon, ku më parë ka fituar 3 herë në kampionat dhe ka barazuar një herë në Kupë, ndërkohë që në fundjavë do të luajnë sërish këto dy skuadra por në kuadër të  Kategorisë Superiore, ku verilindorët do të synojnë të mbajnë të pandryshuar diferencën e pikëve nga vendi i dytë ose edhe ta thellojnë më shumë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?