Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Akuzat për krime lufte, Hashim Thaçi sot në Hagë! Do merret në pyetje nga Prokurori i Specializuar

13 Korrik 2020, 08:52| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 13:30

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të dëgjojë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte.

Para nisjes nga Kosova, Thaçi tha se edhe ai si të gjithë bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së, do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Dhomave të Specializuara.

Më 24 qershor, Prokurori i Specializuar në Prokurinë e Gjykatës së Hagës bëri publike një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kreut të kuvendit Kadri Veseli, të paraqitur pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 prill 2020.

Në aktakuzën me dhjetë pika, presidenti i Kosovës dhe ish kryeparlamentari, si dhe të tjerë persona akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Më 8 korrik, presidenti Thaçi përmes një deklarate tha se “Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Akuzat e ngritura u bën gjithashtu shkak që të anulohej edhe rifillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi më 27 qershor në Ëashington, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 13/07/2020 11:38

    Clirimtari qe ka organizuar mbrojtjen e popullit nga dhuna mesjetare,ka luftuar per clirimin e atdheut pas 87 vjtesh robrimi,nuk mund te thuhet e as te mendohet te merret ne pyetje banale per krime lufte.Clirimtari themeluesi dhe drejtuesi i UCK Hashim Thacim,Kadri Veseli me te tjeret,bashk me NATO-n dhe SHBA-t,pas 78 ditesh bambarime ia dolen detyrimisht ta nenshtrojne Serbine te largohet nga trojet autoktone shqiptare Kosova.Kjo nuk eshte krim.Ne vitin 1999 kishte vepruan ne bote 2220 guerile te ndryshme.UCK-ja zene vendin e pare nga ato,per lufte te drejte e shpetim te krimit njerezor e pastrimit etnik nga dhuna mesjetare serbe.Kete e ka konfirmuar edhe GJykata nderkombetare,kur Serbia beri kundeshti me Shpalljen e Kosoves Republike Sovrane e Demokratike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?