Sipas 'Johns Hopkins', në botë ka 128,343 raste të koronavirusit. Deri tani Covid-19 ka vrarë mbi 5000 njerëz që nga fillimi i epidemisë në Kinë.
Edhe pse një numër i madh i pacientëve janë shëruar, epidemia nuk ndalet.
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u testua pozitiv për testin e koronavirusit. Lajmi u raportua nga Gazeta ‘o Dia’, gazeta më e rëndësishme në Rio de Janeiro.
Javën e kaluar, më 8 mars, Bolsonaro darkoi me presidentin amerikan Donald Trump në rezidencën e presidentit në Mar-a-Lago, në Florida. Një bashkëpunëtor i ngushtë i Bolsonaro-s, shefi i komunikimit, Fabio Wajngarten, i cili gjithashtu shfaqet në foto, është testuar pozitiv.
Vetë Bolsonaro është përpjekur që në media ta shpërfillë krizën e koronavirusit. Ai tha të mërkurën se “gripi stinor vret më shumë se ky” dhe e quajti shqetësimin për koronavirusin “të tepërt”.
Trump është përpjekur të jetë sa më i qetë në lidhje me koronavirusin. Ai ka deklaruar se ndihet mirë dhe se nuk e ka bërë testin por ende nuk dihet se si do të reagojë ai nëse raportimet për Bolsonaron janë të vërteta.
Sot u konfirmua gjithashtu pozitiv me koronavirus, ministri i Brendshëm i Australisë i cili një javë më parë ishte në një takim me vajzën e Presidentit Trump, Ivanka.
Nuk ka ende një deklaratë zyrtare në Shtëpia e Bardhë nëse presidenti dhe vazja e tij i janë nënshturar testit ose nëse ata do të vetizolohen.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi, 250 viktima sot në Itali. Brukseli: Ndihmojmë Italinë me gjithçka. Kina shpëton nga epidemia, hap shkollat më 25 mars. Presidenti Bolsonaro i infektuar, darkoi me Trump (VIDEO)
/xy/ReportTv.al