Javier Milei

Presidenti i Argjentinës vizitë në Izrael në shenjë solidariteti

6 Shkurt, 14:50| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:52

  • Share

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka mbërritur në Izrael sot (6 Shkurt), duke u bërë lideri i parë i Amerikës Latine që viziton  shtetin hebre që nga fillimi i luftës kundër Hamasit në Gaza dhe duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.

Udhëtimi tre-ditor i solidaritetit, i cili është vizita e tij jashtë vendit që nga marrja e detyrës dy muaj më parë, sinjalizon një ndryshim të madh në politikën e jashtme të Argjentinës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit pas dekadave mbështetjes së vendeve arabe, raportojnë mediat e huaja.

Ai pritet të vizitojë një kibbutz në kufi me Gazën, i cili u godit rëndë nga terroristët e Hamasit gjatë masakrës së 7 tetorit, do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzoh.

Më pas do të vizitojë Muzeun e Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem. Në shenjë miqësie, Milei ka emëruar rabinin e tij, Axel Wahnish, i cili po e shoqëron në vizitë, si ambasadorin e ardhshëm të Argjentinës në Izrael.

Pjesë e delegacionit është  edhe ministrja e jashtme e Argjentinës, Diana Mondino. Netanyahu e ftoi Milei në Jerusalem gjatë një bisede telefonike në dhjetor, duke e quajtur atë një “mik të vërtetë” të Izraelit.

Milei u zgjodh në nëntor në mes të një krize ekonomike dhe inflacionit në rritje që ka prekur prej kohësh vendin e madh të Amerikës së Jugut.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?