Presidenti Begaj u shpreh se mirëpret hapjen e një ambasade të Azerbajxhanit në Tiranë për të theksuar kështu bashkëpunimin dy palësh mes dy vendeve. Begaj u shpreh se nisur nga përvoja e Azerbajxhanit në ekonomi e infrastrukturë edhe vendi ynë mund të përthithë nga eksperienca e këtij vendi për të pasur përmirësim në fushën e ekonomisë e më gjerë.
“Vizita e niveleve të larta janë të qarta mes marrëdhënieve të dy vendeve. Kam bindjen se vizita juaj sot zoti president do i japë shtysë bashkëpunimit në të ardhmen në fushat e interesat të përbashkët. Vitin e ardhshëm do shënojmë 30 vjetorin mes Shqipëri dhe Azerbajxhan dhe 2023 do shohim mundësitë e mira për të njohur dhe parë më nga afër kulturat e njërit-tjetrit. Ne mirëpresim hapjen e ambasadës azerbajxhanase në vendin tonë. Diskutimet sot, u fokusuan në nevojën për identifikimi në fushat e interesit të përbashkët. Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë në energji, infrastrukturën, bujqësi e turizëm. Infrastruktura e gazit po bëhet gjithnjë më e rëndësishëm. TAP p.sh. e bën vendin tonë një shpërndarës të interesave strategjike. Kemi shumë për të mësuar dhe punuar. Mirëpresim palën nga Azerbajxhani do të rrisim bashkëpunimin e ekonomive të vendeve tonë. Azerbajxhani ka përvojë të hershme nga të cilat ne mund të përfitojmë. Bashkëpunimi ka qenë mjaft i ngushtë.”- tha Begaj .
Lajmi kryesor:
Presidenti azer për herë të parë në Tiranë, pritet nga Begaj: Të gatshëm t’ju ndihmojmë për infrastrukturën e gazit! Begaj: Shqipëria të krijojë infrastrukturën e gazifikimit
G.MO//ReportTv.al