Azerbajxhani është i gatshëm që të ndihmojë Shqipërinë sa i përket infrastrukturës për gazin. Kështu deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ndërsa theksoi se TAP do dyfishojë kapacitetet.
‘Jam në një vizitë për herë të parë. Jam besim plotë se kjo vizitë do i japë një shtysë të fortë marrëdhëniet ndërmjet Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Sa u takon marrëdhënieve tona politike. Këtë vit ne patëm ish presidentin tuaj që vizitoi Azerbajxhanin dhe kryeministri shqiptar. Dialogu politik ka horizonte shumë të mira dhe një dinamikë shumë të mirë,. Shpresoj që të diskutojmë shumë çështje. Bashkëpunimi ynë shumë i suksesshëm, e thatë që Shqipëria është mbështetëse. E vlerësojmë shumë këtë mbështetje. Krimet e luftës, shkatërrimi i ka bërë këto toka të pajeta. Nga 67 xhami 65 janë shkatërruar. Ka mundësi shumë të mira dhe në fusha të tjera. Ndërveprimi mes kompanive shqiptare dhe Azerbajxhanase e di që këto fusha janë përparësi për të dy ne. Jam besimplotë që do të bëjmë hapa përfundimtare. Sa i takon furnizimit me gaz, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses për gazsjellësin TAP. Ka pasur një takim të këshillit të 1000 përfaqësuesve të gazit. Gazi natyror po i kontribuon sigurisë energjetike të Europës. Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për bashkëpunimin strategjik. Kemi planin të dyfishojmë vëllimin me gaz për Europën. Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do t’i japë kontribut shtesë Shqipërisë. Mendoj që dy gazsjellëset që janë pjesë përbërëse e korridorit të gazit mund të diskutohen,. Zyrtarët e BE-së po na njohin e vlerësojnë si një partner i besueshëm. Vendi ynë kërkon që të ndihmojë për infrastrukturën e gazit në Shqipëri. Azerbajxhani është i gatshëm që të investoje në infrastrukturën e gazit në Shqipëri.’- u shpreh presidenti Azerbajxhanit.’- u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Presidenti azer për herë të parë në Tiranë, pritet nga Begaj: Të gatshëm t’ju ndihmojmë për infrastrukturën e gazit! Begaj: Shqipëria të krijojë infrastrukturën e gazifikimit
M.Q./ReportTv.al