Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, qortoi Bashkimin Evropian dhe paralajmëroi se vendimi i Francës për të dërguar ndihmë ushtarake në Armeni mund të shkaktojë një konflikt të ri në Kaukazin e Jugut.
Ilham Aliyev, javën e kaluar u tërhoq nga një takim i ndërmjetësuar nga BE me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, në të cilin Brukseli tha se ishte në krah të Armenisë, raporton Reuters.
Por Aliyev kritikoi qasjen e BE-së dhe veçanërisht pozicionin e Francës kur Këshilli Evropian, Charles Michel, i telefonoi atij, sipas një deklarate të Azerbajxhanit të lëshuar vonë të shtunën.
Aliyev tha se “për shkak të qëndrimit të njohur të Francës, Azerbajxhani nuk mori pjesë në takimin në Granada”.