Politikë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev viziton Shqipërinë

22 Janar 2020, 16:48| Përditesimi: 22 Janar 2020, 16:50

  • Share

Jeruzalem (Izrael) - Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti Ilir Meta pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i Shtetit shqiptar e falenderoi Presidentin Radev për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

"Presidenti Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë. Presidenti Meta dhe Presidenti Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona", thuhet në njoftim.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?