Presidenti i Estonisë viziton Beratin: Ka potencial për bashkëpunim në fushën e turizmit

9 Qershor 2023, 15:25| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 15:26

  • Share

Presidenti i Estonisë, Alar Karis, vizitoi pasditen e së enjtes Beratin. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Ervin Demo, kreu i shtetit slloven vizitoi Xhaminë e Beqarëve dhe Muzeun Onufri.

Demo i prezantoi presidentit ndryshimet që kanë ndodhur në Berat me investimet në zonën historike në vitin e fundit si dhe projektet që pritet të implementohen në vitet që vijnë për të ndihmuar sektorin e turizmit në qytet. Alar Karis vlerësoi progresin e Beratit përgjatë viteve të fundit në përmirësimin e infrastrukturës turistike prej së cilës mirëpriti në vitin 2022 mbi 400 mijë turistë.

Presidenti estonez theksoi se Berati ofron mundësi shumë të mira në turizmin historik dhe natyror dhe u shpreh se Estonia sheh potencial tek ky qytet për bashkëpunim dhe shkëmbim mes këtyre dy vendeve. Alar Karis është presidenti i dytë që viziton Beratin në vitet e fundit, pas Presidentit gjerman, Stenmeier

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?