Erlind Pëllumbi: Volejbolli shqiptar synon finalet e Europianit

4 Qershor 2018, 18:03| Përditesimi: 4 Qershor 2018, 21:39

  • Share

Volejbolli shqiptar ka marrë flamurin e suksesit të sportit në këto ditë të para të qershorit, sidomos pas humbjeve të turpshme të ekipit kombëtar të futbollit.

Sidomos paraqitja e fundit e vajzave kuqezi në Austri, ku bënë një përmbysje spektakolare, ka rikthyer edhe njëherë nostalgjikët e volejbollit shqiptar kur duartrokisnin Ela Tasen me shoqe.

Kombëtarja e volejbollit të femrave, për herë të parë ka kaluar grupin e Ligës së Europës, ndërsa edhe meshkuj kanë bërë paraqitje të mirë. Presidenti i federatës së volejbollit, Erlind Pëllumbi, në një intervistë për Report Tv, tregon se si me buxhet minimal, arriti për 2 vjet suksesin historik.

Është një punë, do të thoja, në vazhdim, që sjellin edhe këto rezultate. Të luash volejboll, nuk është se fillon me 2 muaj, 1 vit apo 2 vjet. Është një punë e vazhduar dhe e konsoliduar, që kanë sjellë këto rezultate, të cilat ne i kemi kërkuar tashmë prej 3 vitesh. Kur është me përmbysje, zakonisht në volejboll është akoma më e vlefshme fitorja.

Presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi

Dy ekipet kombëtare të volejbollit të luajnë në Lojërat Mesdhetare, por për numrit një të volejbollit shqiptar, synimi është dikur tjetër, kualifikimi për herë të parë në finalet e një Europiani.

Përtej modestisë, do të thoja që sot jemi më të suksesshmit në të gjitha sportet në Shqipëri, kështu që nuk kemi pse mos mburremi në thonjëza me këtë sukses që na dhurojnë vajzat. Qershia mbi tortë do të jetë kualifikimi për në fazën finale të një Kampionati Europian. 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi

Falë lobimeve të presidentit Pëllumbi dhe federatës shqiptare të volejbollit, Shqipëria për herë të parë do të organizojë Europianin U-19, një tjetër sukses për volejbollin shqiptar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?