Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është dekoruar me medalje presidenciale nga Presidentja e së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizitë në këtë vend.
Në fjalën e tij, Presidenti Infantino tha se është i emocionuar për nderimin, ndërsa theksoi se medaljen ia dedikoi legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.
"Çfarë kënaqësie për mua që të jem në shtëpinë time, në Kosovë sot dhe ta pranoj këtë mirënjohje nga një vend si ky i juaji. Kosova sot është kryeqytet i botës në futboll. Para jush dua të them që këtë medalje ia kushtoj legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Kujtoj shumë takime me Vokrrin kur Kosova ishte shumë vend i ri dhe nuk ishte e lehtë të takoja njerëz nga Kosova sepse gjithandej flitej për statusin e vendit tuaj. Në atë kohë e kuptova që Kosova ka njerëz që besojnë në vendin e tyre dhe i thosha Vokrrit të shohim çfarë mund të bëjmë, por ai ishte në çdo derë e dritare që unë e hapja duke më kërkuar pranimin e Kosovës në FIFA dhe nuk kisha zgjidhje tjetër. I thamë Kosovës 'Mirë se vjen në FIFA", tha Infantino.
Presidenti i FIFA-s vlerësoi futbollistët e Kombëtares së Kosovës, për të cilët tha se po i dëshmojnë botës se kush është Kosova.
Kjo është vizita e dytë e Gianni Infantinos në Kosovës, pas asaj të vitit 2022.
Komente
