Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

Kosova & Rajoni
Sport

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino: Vokrri ndër lojtarët më të mëdhenj në Ballkan

9 Qershor 2018, 19:31| Përditesimi: 9 Qershor 2018, 19:33

  • Share

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka reaguar pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ai e cilëson si një humbje të madhe, ndërsa shton se Vokrri ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh.

Mora me pikëllim këtë lajm, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit. Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.

Kjo kërkon energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje. Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të

Gianni Infantino

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?