Bota

Presidenti i Filipineve kërcënon me burg të gjithë ata që nuk duan të vaksinohen

22 Qershor 2021, 12:06| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 12:09

  • Share

Në një kohë kur thirrjet e liderëve botërorë për vaksinimet po rriten orë pas ore, presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka kërcënuar se do të burgosë të gjithë personat që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Ju zgjidhni, vaksinohuni ose unë do t'ju burgos”, tha Duterte në një fjalim televiziv, pas raporteve për pjesëmarrje të ulët të njerëzve në disa qendra vaksinimi në kryeqytetin Manila.

Komentet e tij bien në kundërshtim me ato të zyrtarëve shëndetësorë, të cilët i kanë inkurajuar qytetarët që të vaksinohen, pasi sipas tyre kjo është çështje vullneti.

Deri më 20 qershor, autoritetet e Filipineve kanë vaksinuar plotësisht rreth 2.1 milionë njerëz dhe qeveria ka si synim vaksinimin e 70 milionë njerëzve këtë vit.

Duterte, i cili është kritikuar për qasjen e tij të ashpër për frenimin e koronavirusit, po ashtu tha se i mbetet qëndrimit të tij të mëparshëm për mos hapjen e shkollave.

Filipinet janë në mesin e vendeve më të goditura nga koronavirusi në Azi, ku vendi ka shënuar mbi 1.3 milion raste të të infektuarve dhe mbi 23,000 viktima.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?