Presidenti i Iranit, Hassan Rohani

Bota

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani: Do e mposhtë Trumpin siç bëra me Saddam Hussein

22 Shtator 2018, 23:36| Përditesimi: 22 Shtator 2018, 23:43

  • Share

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka deklaruar se Teherani nuk do të heqë dorë nga raketat e tij, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara.

Irani nuk do të braktisë armët e tij mbrojtëse… përfshirë edhe raketat që e kanë zemëruar Amerikën. 

                 Hassan Rohani

Irani është e pajisur me raketa balistike që mund të arrijnë në distancë deri më 3500 kilometra, distancë kjo më se e mjaftueshme për të arritur në bazat e Izraelit dhe SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Mirëpo ky program i raketave të Iranit ka qenë një prej arsyeve të tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Teherani ishte zotuar që të frenonte programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Gjithashtu gjatë fjalimit të tij, Rohani ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump ka dështuar në përplasjen e tij me Iranin, siç kishte dështuar edhe Saddam Husseini, duke iu referuar luftës së ndodhur gjatë viteve ’80 mes dy shteteve të Lindjes së Mesme.

E njëjta gjë do të ndodhë me Trumpin. Amerika do të ketë fatin e njëjtë sikurse Saddam Hussein. 

        Hassan Rohani

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?