Politikë

Presidenti i KE kundër Metës! Rama ka një pyetje për shqiptarët: Kujt i besoni?! (VIDEO)

12 Qershor 2019, 14:30| Përditesimi: 12 Qershor 2019, 18:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka një pyetje për shqiptarët  lidhur me dy deklarata kontradiktore të bëra në një ditë lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe ndikimin e tyre në perspektivën europiane të vendit.

'Kujt i besoni?', thotë kryeministri

Presidenti Ilir Meta deklaroi dje në konferencën e dytë të jashtëzakonshme se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do dëmtonte objektivin për anëtarësimin në BE të Shqipërisë.

"Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme", tha Meta.

Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, deklaroi nga Brukseli se anulimi i zgjedhjeve dëmton perspektivën europiane të Shqipërisë.

"Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane  e shqiptarëve", u shpreh Juncker.

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • The truth: 12/06/2019 18:22

    Ohhh Zoti kryeminister!!!!! Qe te krahasosh presidentin e vendit tend me njeriun me te korruptuar ne planet, do te thot qe ty te ka mbaruar çdo ide racionale dhe thjesht vertetove ate qe kisha kohe qe e mendoja.! Ti je thjesht nje klloun qe di vetem te besh kosha dhe zhgarravina ne mure banjosh. Ti ke nje deshir te madhe qe te behesh gangster (gje qe kurr nuk do e arrisesh) Ti kujton se kompromisa dhe tolerance jane fjale te pista. (Prandaj si perdor se e ke trashegim nga Enver Hoxha) Ti kujton se Idea jote eshte supreme (prap Enver Hoxha) Mendoj qe ka ardhur koha qe ti te largohesh dhe ti lesh vendin dikujt qe e kupton se nje pensionist nuk mund te kaloj muajin me 100000 te vjetra.(To I shpenzon vetem verë per drek ne lungomare 1.5 milion, duke menduar qe ti e meriton. ( Si Mr Junker 300 euro i shishe) Ti thjesh je i deshtuar deri sa vazhdon me siglen , qe per çdo gje e ka fajin pd/lsi. Zoteri kryeminister, gjasht vjet e gjysem qe ju keni timonin (siç e quan ti) dhe nuk ke ber asgje nga ato qe Prentice. Ti do mbahesh mend si kryeministri qe nuk beri asgje. Thjesht nje klloun

    Përgjigju
  • i madh: 12/06/2019 15:55

    ahahahahaha gjigand je or edo.shiko zyberin me poshte hahahaha.kesaj i thone e bardhe apo e zeze.ju mbylle bastet shqipetareve dhe i ke corodit ahahahazyberi cuditet dhe ben pyetje a do ti qorr dhe shurdh vesh dhe sy..... zyberi thot neeeee!!!!?

    Përgjigju
  • Zyberi: 12/06/2019 15:13

    Si duket ky Juncker kerkoka trazira rremuje ose edhe lufte QE SHQIPERIA KURE ME TE MOS TA SHOHI ME ME SY BE .I DASHKA TE MIREN SHQIPETAREVE!!!?

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 12/06/2019 15:13

    Kryeministri Rama duhet të vazhoj me seriozitet rrugën e nisur,,që nuk ësht fare e leht,,dhe të mos merret fare me metën,,me këto gjëra merret drejtësia e re.SHTET.LIGJ.SERIOZITET.sa për metën ,,salën ,,lulashin e tj etj,,nuk keni par gjë akoma ,,ata do vazhdojn të mbjellin flakë,,jan nji kuçedër e vërtet,,por nëse kemi shtet ,,kokat e tyre sado flak që të nxjerrin ,,do të priten,,nji e nga nji,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?