Politikë

Presidenti i KE në Tiranë: Nëse vazhdoni punën me këtë ritëm, Shqipëria do anëtarësohet në BE para vitit 2030

15 Maj, 17:04| Përditesimi: 15 Maj, 17:24

  • Share

 

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, se nëse Shqipëria vazhdon punën për mbylljen e kapitujve me këtë përkushtim që po demostron aktualisht, anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të ndodhë para vitit 2030.

“Unë nuk është se po kërkoj ndonjë gjë, ndonjë datë në vetvete, por ne do të shikojmë dita-ditës se çfarë po bën Shqipëria dhe sapo të kemi përfunduar procesin, në ato momente Shqipëria do bëhet shtet anëtar i BE, pse jo më para vitit 2030, që do të thotë nëse Shqipëria do të vijojë me këto rezultate në të njëjtin ritëm, është e mundur që Shqipëria të bëhet shtet anëtar brenda 2030 dhe kjo varet nga ju, nëse do të vazhdoni me të njëjtin ritëm. Unë jam i sigurt që muajt në vijim dhe dy vitet në vijim, jam i sigurt që do bëni një punë të shkëlqyer”,- tha Costa.


Lajmi kryesor:

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi dëshirën e shqiptarëve për t’u integruar në BE! Rama: Këtë vit hapim 8 kapitujt e mbetur, mbyllim negociatat brenda 2027


K.M/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?